Të hënën diskutohet për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues në Maqedoninë e Veriut

Të hënën e 12 shtatorit do të vazhdojnë diskutimet për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues në Maqedoninë e Veriut. Këto diskutime do të mbahen në kuadër të seancave të komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime

Ilustrim

Diskutimet për zgjedhjen e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të zhvillohen në komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime në seancën e së hënës të 12 shtatorit.

Fillimisht para anëtarëve të Komisionit duhet të jenë kandidaturat e prokurorit publik Ljubomir Joveski, të cilat janë të propozuara nga partitë në pushtet dhe të merret parasysh dhe propozimi i opozitës.

Deri më tani, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut kanë propuzuar kandidaten Tatjana Vasiq Bozazhieva.

Vasiq Bozazhieva punon si këshilltare shtetërore për legjislacion civil në Ministrinë e Drejtësisë. Po ashtu, deputetët kanë propuzuar edhe gjyqtarin civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skenderin.

Dy kandidatët dhe prokurori publik republikan, Lubomir Joveski, janë propozuar nga partitë në pushtet.

Nga gjashtë kandidatë që u propuzuan nga OBRM-PDUKM-së, përveç Jovanovskës, deri më tani është refuzuar kandidatura e profesoreshës universitare Rodna Zhivkovskës, prokurorit Todor Vitlarovit dhe gjyqtarit në pension, Branko Sekullovskit.

Shija e redaktorit

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

Të fundit nga rubrika