Të hënën, Gucati do t’i nënshtrohet një operacioni

Valentina Demolli nga KMDLNJ, ka bërë të ditur se të hënën e 17 tetorit, Hysni Gucati do t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik, i cili do të kryhet në Holandë

Hysni Gucati





Valentina Demolli nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka bërë të ditur se ish-kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati, do t’i nënshtrohet sot (e hënë) një operacioni.

Ndër të tjera, Demolli për RTV Dukagjini, ka njoftuar se ky intervenim kirurgjik do të bëhet në Holandë.

“Hysni Gucati, i dënuar me 4,5 vjet burg nga Gjykata Speciale në Hagë, kishte probleme të theksuara shëndetësore edhe para arrestimit, ndërsa gjatë qëndrimit në paraburgim, i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore, dhe për këtë, KMDLNJ ka reaguar publikisht sikur që e ka përfshirë këtë edhe në raportin për monitorim”, thuhet në reagimin e KMDLNJ, raporton EO.

“Gjykata Speciale, shkaku se operacioni ka qenë i kushtueshëm ka qenë hezituese, duke pritur rezultatin e gjykimit. Pasi Hysni Gucati u dënua thuajse me dënim që kishte kërkuar Prokurori i Specializuar dhe pasi i ishin refuzuar të gjitha kërkesat për lirim nga paraburgimi, në mënyrë që të trajtohet jashtë Burgut të Hagës, para një kohe ishte marrë vendim të operohet, pa e caktuar kohën e saktë”, thuhet tutje.

KMDLNJ thekson se është shqetësuar që të drejtat e të paraburgosurve, shtetas të Kosovës, të gjithë shqiptarë, nuk monitorohen në mënyrë efektive, prandaj edhe është shtyrë operacioni.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika