Të hënën i këndohet poezisë

Poezia, proza ​​dhe shkrimi krijues janë të gjitha mënyra për të shprehur veten dhe atë që po përjetoni.

Shkrimi mbi mendimet mund të shërbejë për të shndërruar paprekshmërinë e emocioneve dhe përvojave në diçka më shumë.

Sot shënohet Dita Botërore e Poezisë, në çdo kulturë aspektet e ndryshme përfaqësohen në mënyra të ndryshme, e një nga mënyrat është edhe poezia.

Kjo ditë u miratua nga UNESCO, më 21 mars të vitit 1999-të, në konferencën e përgjithshme. Ndërkaq, këtë vit nuk ka ndonjë mesazh tjetër, përpos synimit të promovimit të diversitetit gjuhësor.

Here are 9 Poetry Genres Explained With Examples | English

 

Dita botërore e poezisë është konceptuar si një ftesë për të reflektuar mbi fuqinë e gjuhës dhe zhvillimin e plotë të kapaciteteve kreative të secilit prej nesh. Për këtë arsye, UNESCO bën thirrje për zhvillimin e aktiviteteve kulturore në nivel lokal e ndërkombëtar, në institucione publike e private, duke përfshirë këtu shkolla, bashki, muzeume, shoqata kulturore, shtëpi botuese etj.

Para caktimit të 21 marsit, si ditë botërore të poezisë, ishte 15 tetori që kremtohej në të gjithë botën me aktivitete të larmishme letrare, pasi ai përkonte me ditëlindjen e poetit epik romak, Virgjilit.

Në disa vende kjo traditë e të festuarit në muajin tetor vazhdon të ruhet ende.

Kjo ditë është shënuar edhe për promovimin e leximit, gjë e cila po pakësohet dita-ditës për shkak të internetit.

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, sot, këtë datë e shënon me një takim letrar tradicional në orën 12.00.

Me këtë takim fillon puna në lokalet e reja të LSHK-së të anëtarëve të këtij asociacioni, i cili për më shumë se njëzet vjet veproi në kushte shumë të vështira.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika