Të hënën, Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës

Të hënën, Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku në rend dite në mesin e shumë pikave do të jetë interpelanca me ministrin e Financave, Hekuran Murati

Kuvendi i Kosovës





Kryesia e Kuvendit të Kosovës, të hënën e tre tetorit duke filluar nga ora 10:00, do të mblidhet për të diskutuar mbi pikat e papërfunduara nga disa seanca.

Në rend dite do të jetë edhe propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës dhe  shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Si pikë e rendit të ditës është interpelanca me ministrin e Financave, Hekuran Murati, për çështjen “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”.

 

Pikat e tjera në rend dite janë,

  • Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.

Ndërsa, duke filluar në ora 11:00, Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë me seancë.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika