Të hënën mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Të hënën e dymbëdhjetë shtatorit, në orën 11:00, do të mbahet mbledhja e radhës së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në këtë mbledhje do të diskutohen pikat e papërfunduara nga Seancat plenare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Të hënën e dymbëdhjetë shtatorit do të mbahet mbledhja e radhës së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Mbledhja do të mbahet në orën 11:00, ndërsa rendi i ditës do të përfshijë fillimisht miratimin e procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit.

Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars, 14 prill dhe 22 qershor 2022, e cila ka në fokus votimin në parim të Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale.

Në rendin e ditës do të jetë dhe pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars, 14 prill dhe 22 qershor 2022, e cila ka në fokus shqyrtimin e parë të Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës do të diskutohet pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7, 14 prill dhe 22 qershor 2022, e cila ka në fokus zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb.

Ndërsa tek pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e cila është mbajtur më 4 gusht 2022do të jetë në fokus: votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë, shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027.

Po ashtu do të diskutohet dhe zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar, shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021. Do të diskutohen dhe rekomandimet e dala nha shqyrtimi i Raportit të Auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në Radiotelevizionin e Kosovës”.

Ndërsa, tek pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e cila është mbajtur më 4 gusht do të diskutohet dhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika