Të hënën mblidhet kryesia e Kuvendit, pritet të caktohet seanca e re plenare

Pas pushimeve, të hënën e 12 shtatorit do të mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës. Gjatë kësaj mbledhjeje, pritet të caktohet data e seancës së re plenare, ku në rend dite do të jetë shqyrtim i parë një sërë projektligjesh, në mesin e tyre edhe ai për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti

Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Të hënën e 12 shtatorit, kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhjen e parë të sesionit vjeshtor, e cila do të nisë rreth orës 11:00.

Gjatë kësaj mbledhjeje, pritet të caktohet data e seancës së re plenare, ku në rend dite do të jetë shqyrtim i parë një sërë projektligjesh, në mesin e tyre edhe ai për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

Disa nga pikat e papërfunduara nga seancat plenare do të jenë të parat në rendin e ditës, nder to edhe votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisje lokale.

Pjesë e rendit të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës si pikë e papërfunduar nga seanca plenare.

Po ashtu, në rend dite do të jetë edhe zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb.

Kryesia në rend dite ka edhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare e katër gushtit si votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Qeverinë e Kosovës, votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë, shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027.

Pos tyre, në rend dite janë edhe zgjedhja e një anëtari të Bordit të RTK-së nga komuniteti shqiptar, shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të RTK-së për 2021 dhe raportit të auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në RTK”, formimi i komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika