Të hënën mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të seancës së kaluar për shkak të mungesës së kuorumit, këtë të hënë pritet të mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës

Të hënën e 30 janarit do të mblidhet Kryesia e Kuvendit, ku në takim pritet të diskutohet për caktimin e seancës së radhës së Kuvendit të Kosovës.

Takimi është paralajmëruar të mbahet në orën 11:00, ku si zakonisht pritet të ketë konferencë për media nga shefat e grupeve parlamentare të kuvendit.

Ndryshe, mbledhja e fundit e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kishte dështuar për shkak të mungesës së kuorumit.

Në atë mbledhje, ishin paraparë të shqyrtohen disa pika të rendit të ditës për seancën e ardhshme, si dhe pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Sa i përket dështimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të  Kosovës, Abelard Tahiri, e ka quajtur neglizhencë të mazhorancës.

“Se sa është e rëndësishme agjenda parlamentare për këtë qeveri drejtuar nga LVV tregon faktin që mund ta imagjinoni se më 22 dhjetor e kemi pasur strategjinë për energjinë, i cili ka mbetur i pavotuar. Aq është i rëndësishëm për këtë qeveri sa që të mbesin dokumentet e tilla të pavotuara si një rezultat i neglizhencës, degradimit të punës së këtij kuvendi nga kjo mazhorancë”.

“Si parti opozitare kemi qenë konstruktivë, i kemi votuar shumicën e projektligjeve, por prapë ata që duhet të udhëheqin shihet se do të vazhdojë edhe më tutje me degradimin e punës së kuvendit. Janë lodhur aq shumë në seancën e kaluar saqë tashmë duhet ta bëjnë një pauzë disaditëshe deri t’i mbledhin energjitë. Agjenda parlamentare nuk duhet të trajtohet në formë të tillë, duhet të ketë fokus më të madh, sepse mazhoranca ajo që e dikton mbarëvajtjen e punës së kuvendit”..

Ai ka thënë se pa vullnetin e mazhorancës nuk mund të mbahet seanca për shkak të mungesës së kuorumit.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika