Të hënën nis vaksinimi i qytetarëve kundër gripit sezonal në Kosovë

Nga e hëna, nis vaksinimi i qytetarëve kundër gripit sezonal, kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, e cila ka treguar se ka numër të mjaftueshëm të vaksinave

Fotoilustruese





Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se vaksinat kundër gripit sezonal kanë arritur në Kosovë, dhe duke filluar nga dita e hënë do të fillojë vaksinimi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, u kanë bërë thirrje qytetarëve, sidomos personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike, që të vaksinohen, pasi kjo vaksinë do t’i mbrojë ata nga gripi sezonal.

Tutje, Ministria e Shëndetësisë ka shtuar se vaksinimi kundër gripit sezonal mund të bëhet çdo ditë pune në njësitë e vaksinimit, në kuadër të Qendrave Kryesore të Mjekësisë familjare në çdo komunë.

MSh ka siguruar vaksina të mjaftueshme, dhe ka ftuar qytetarët që nga data 31 tetor e tutje të vaksinohen.

#Vaksinohu, Mbrojveten (Ministria e Shëndetësisë)

Njashtu, bashkëngjitur është edhe lista e Qendrave të vaksinimit kundër gripit sezonal dhe COVID-19, në komunat e Kosovës:

Qendrat e vaksinimit në komuna të Kosovës, të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë

 

 





Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika