Të hënën nuk mbahet mësim në katër shkolla në Skenderaj, shkak dëmet nga vërshimet

Për shkak të dëmeve materiale që shkaktuan vërshimet në Skenderaj, në katër shkolla të kësaj komune nuk do të mbahet mësimi të hënën e 23 janarit

Pastrimi i bulevardit "Ilaz Kodra" në Skenderaj

Të hënën e 23 janarit nuk do të mbahet mësim në katër shkolla të Skënderajt, për shkak të dëmeve nga vërshimet.

Kështu ka njoftuar drejtori i Arsimit në Skenderaj, Kastriot Duraku, përmes një statusi në Facebook.

“Mësimi nuk do të mbahet në shkollat: Gjimnazi “Hamëz Jashari”, ShMLP “Anton Çetta”, Shfmu “Ismet Rrahmani” Aqarevë dhe Shfmu “Bashkim Sadiku” në Tushilë, të cilat për shkak të dëmeve të mëdha nga përmbytjet nuk kemi arritur ende t’i kthejmë në gjendje normale”, ka shkruar Duraku.

Ndërkohë, në shkollat tjera do të mbahet mësim i rregullt.

Ndryshe, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ngre një fond emergjent në shërbim të komunave pas dëmeve nga vërshimet dhe të njëjtin ta menaxhojnë vetë institucionet lokale.

Delegacioni i Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës në përbërje të Agim Aliut – kryetar, Imri Ahmeti – nënkryetar, Bali Muharremaj – anëtar dhe Sazan Ibrahimi – drejtor ekzekutiv kanë vizituar të dielën Komunën e Skenderajt ku janë pritur nga kryetari Fadil Nura.

Kjo vizitë u bë për të parë nga afër situatën pas vërshimeve nga të reshurat dhe për t’u solidarizuar me qytetarët e zonave të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.

Bordi i AKK-së ka kërkuar që Qeveria duhet t’u mundësojë komunave një fond emergjent, pasi që vërshimet nuk janë problemi i vetëm, pasi gjatë vitit Komunat ballafaqohen edhe me fatkeqësi të tjera natyrore.

“Bordi kërkon që fondin emergjent ta menaxhojnë Komunat për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të tyre”, thuhet në komunikatë.

Në këtë takim janë diskutuar edhe mundësitë tjera të bashkëpunimit mes Komunave edhe në rastet e fatkeqësive natyrore.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika