Të hënën protestë në veri të Kosovës, serbët “të pakënaqur me politikën e Vuçiqit”

Më nëntë janar, në veri të Kosovës pritet të mbahet një protestë nga serbët e Kosovës, të cilët janë deklaruar “të pakënaqur” me politikën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq

Mitrovica e Veriut

Të hënën e nëntë janarit, në veri të Mitrovicës është paralajmëruar se do të mbahet një protestë e serbëve “të pakënaqur” me politikën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të cilët janë shprehur “të revoltuar” edhe me Listën Serbe.

Siç raportojnë mediat serbe, protesta është caktuar për në orën 12:00 te monumenti i Car Llazarit në qendër të pjesës veriore të Mitrovicës.

Ndërsa, derisa pyetet se kush është organizator i protestës, Ivan Miletiq ka thënë se “të pakënaqurit nga veriu i Kosovës”.

“Ne jemi peng të politikës së Vuçiqit”, ka thënë ai.

Sipas tij, qytetarët serbë të kësaj pjese nuk do të pranojnë “as lojërat e Vuçiqit e as të Kurtit”.

Miletiq ka potencuar se nuk u janë bashkuar organizatat formale dhe se nuk e dinë se sa njerëz do të vijnë, duke pasur parasysh, siç thotë ai, frikën që ekziston te qytetarët.

“Më herët kemi tentuar të organizojmë disa protesta për të mirën e qytetarëve, por nuk ka pasur sukses, sepse njerëzit janë ftuar në momentin e fundit që të mos vijnë sepse protestat nuk kanë mbështetjen e pushtetit. Por shpresojmë që populli të çlirohet pas kësaj situate të fundit në të cilën jemi të gjithë të manipuluar”, ka thënë Miletiq, shkruan Danas.

Po ashtu, ai ka theksuar se në Listën Serbe ka një numër të madh të njerëzve që nuk mund të ndryshojnë asgjë, por janë pjesë e kësaj partie.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika