Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Klinës, ka njoftuar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe qytetarët se të dielën e 23 janarit, do të rifillojë procesi edukativo-mësimor në të gjitha shkollat e komunës së Klinës dhe në çerdhen e qytetit.
Sipas këtij njoftimit, procesi mësimor nga e hëna do të vazhdojë me orar të rregullt.
Ndërsa për datën e zëvendësimit të procesit mësimor për ditën e premte do të njoftoheni nga drejtoritë e shkollave përkatëse.
Gjatë javës së fundit ka pasur vërshime në vend dhe komunat më të prekura janë: Skenderaj, Mitrovicë e Jugut, Istog dhe Klinë.