Të hënën rikthehen seancat në Hagë, prokuroria në ditët përfundimtare

Ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare do kthehen në gjykatore këtë të hënë, pas një pauze disa javëshe. Në këtë seancë që shënon edhe dy javëshin e fundit të zyrës së prokurorit të specializuar, për paraqitjen e provave, pritet të dëshmojë një person. Proces i stërzgjatur qëllimisht po konsiderohet në Kosovë, nga bashkëpuntor të të akuzuarve e avokatët

Pas një pauze prej tri javësh, këtë të hënë palët do të kthehen sërish në gjykatore për të vazhduar me seanca, në rastin ku janë të akuzuar ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë së hënës sipas zyrës së prokurorit të specializuar pritet që të dëshmojë një dëshmitarë publikisht dhe se dëshmia e tij do të zgjasë dy ditë.

Megjithatë ZPS-ja ende nuk ka treguar nëse do të ketë dëshmitarë të tjerë, derisa është në ditët e fundit, për të përfunduar me paraqitjen e provave në rastin më të rëndësishëm që po zhvillohet në Hagë.

Prokuroria ka kohë deri më 4 prill për të përfunduar me të gjitha provat, përfshirë edhe dëgjimin e dëshmitarëve.

Sipas ish këshilltarit të Hashim Thaçit, prokuroria qëllimshëm po e zvarrit procesin.

“Procesi kundër krerëve të UÇK-së që nga fillimi ka qenë një proces politik qëllimisht e kanë stërzgjatur këtë proces ata janë mbajtur në paraburgim kundër të drejtave të njeriut, kundër ligjeve të Kosovës, kundër Kushtetutes të Republikës së Kosovës, dhe mbi të gjitha kundër konventave evropiane që nuk lejojnë të mbahet dikush më shumë se 1 vit në paraburgim”, ka deklaruar Artan Behrami – Ish këshilltar i Thaçit.

Edhe për avokatin Ardian Bajraktari, ky proces është i stërzgjatur cka ka thënë se është për shkak të mos organizimit të duhur të seancave.

“Procesi gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së, në Hagë ndër të tjera është shoqëruar edhe me vonesa të herpasershme në drejtim të organizimit të seancave gjyqësore, me cka ka rezultuar me shtyrjen e procesit edhe me shkeljen e njërit prej parimit baze sic është ai i gjykimit brenda një kohe të arsyeshme”, ka dekalruar Ardian Bajraktari – Avokat.

Optimist për lirimin e ish krerëve nga akuzat, shprehet bashkëpuntori i Thaçit i cili edhe ndihmon mbrojtjen e tij, duke thënë se dyshon në vendimin përfundimtar nëse institucionet nuk ndërmarrin masa.

“Tani shyqyr që jemi në fund të këtij procesi ne jemi shumë optimist që krerët e UÇK-së do të dalin të pafajshëm mirëpo edhe institucionet e Kosovës, parlamenti i Kosovës në bashkëpunim edhe me SHBA-në duhet të marrin disa hapa për të larguar  duart politike të Jack Smith në mënyre që vendimi të jetë i paanshëm, sepse që nga fillimi ka pasur një tendencë që ky proces të politizohet”, ka theksuar Behrami.

Nga prilli i vitit 2023, kur edhe ka nisur procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadrit Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, janë dëgjuar në gjykatore 123 dëshmitarë, e shumë dëshmi të tjera janë dorëzuar në formë të shkruar.

Ish-krerët e UÇK-së, akuzohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Shija e redaktorit

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

Të fundit nga rubrika