Të martën, një delegacion i Kongresit të ShBA-së arrin në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca do të pres në takim një delegacion të Komisionit të Partneritetit për Demokraci të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Foto ilustruese





Të martën e 15 nëntorit, një delegacion i Komisionit të Partneritetit për Demokraci të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) do të arrijë në Kosovë.

Ky delegacion do të pritet në takim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca duke filluar nga ora 9:20.

Ndërsa, duke filluar nga ora 10:00, kryeparlamentari Konjufca do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Tryezën lidhur me Perspektivën Demografike të Kosovës në Botën e Mundësive të Pafundme.

Kjo tryezë është organizuar nga Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm, në bashkëpunim me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA).

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika