Të martën pritet të votohet marrëveshja për liberalizimin e vizave

Nëse marrëveshja merr votat e eurodeputetëve, të mërkurën presidenti i Parlamentit Evropian dhe Suedia si kryesuese e Presidencës së BE-së do të nënshkruajnë zyrtarisht vendimin për liberalizim

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian, të martën e 18 prillit, pritet të votohet marrëveshja për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, si hapi i fundit në këtë proces.

Nëse marrëveshja merr votat e eurodeputetëve, të mërkurën presidenti i Parlamentit Evropian dhe Suedia si kryesuese e Presidencës së BE-së do të nënshkruajnë zyrtarisht vendimin për liberalizim.

Ndryshe më 9 mars, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ka miratuar të enjten në lexim të parë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pra në rrugën drejt finalizimit të këtij procesi, kanë mbetur edhe tri hapa proceduralë, pasi nuk ka mosmarrëveshje politike mes shteteve anëtare lidhur me procesin.

Pas votimit të së enjtes, hapi i radhës është që përfaqësuesit e tre institucioneve të BE-së, Parlamentit Evropian, Këshillit dhe Komisionit të nënshkruajnë aktin ligjor.

Kur të përfundojë ky hap, atëherë mbetet procedura e publikimit në fletoren zyrtare, së bashku me datën e hyrjes në fuqi të ligjit, dhe hapi i tretë apo i fundit është hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave.

Kjo do të ndodhë jo më vonë se 1 janari 2024, deri kur kosovarët do të mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen varet nga sistemi ETIAS, për të cilin po bëhen përpjekje për funksionalizimin.

Deri vonë ishte besuar se hyrja në fuqi e këtij sistemi do të jetë më 1 nëntor të këtij viti, por ky afat është shtyrë për vitin 2024.

Hyrja në fuqi e këtij sistemi vitin që vjen është vendosur si datë e re në faqen zyrtare të sistemit ETIAS.

Kur të hyjë në fuqi ky sistem, ata që duan t’i vizitojnë vendet e BE-së pa viza, duhet paraprakisht të regjistrohen përmes tij, dhe më pas marrin një autorizim, i cili është i vlefshëm për tre vjet.

Për këtë, qytetarët do të duhet të paguajnë 7 euro, por ata të moshës nën 18 dhe mbi 70 vjeç mund ta bëjnë falas.

Pra, diplomatët në BE bëjnë të ditur se, aktualisht, gjithçka në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën po shkon sipas planit, dhe se afati i hyrjes në fuqi mbetet 1 janari i vitit të ardhshëm.

Burime në BE kanë pohuar se tashmë nuk shohin ndonjë pengesë në këtë proces, i cili pritet të finalizohet formalisht deri në fund të presidencës suedeze të BE-së, i cili përfundon më 31 qershor, dhe se vendimi do të jetë gati për të hyrë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika