Përfaqësuesi i veçantë i BE-së, Miroslav Lajçak, të martën do t’i presë në Bruksel, kryenegociatorin kosovar dhe atë serb.
Fokus i këtyre diskutimeve do të jetë çështja e energjetikës.
“Diskutimet do të fokusohen në finalizimin e një udhërrëfyesi, i cili do të lehtësonte zbatimin e marrëveshjeve energjetike të 2013 dhe 2015 dhe në çështje të tjera aktuale, duke përfshirë përgatitjet për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë”, ka nënvizuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Stano në një përgjigje me shkrim dërguar mediave.
Që nga kriza e shtatorit në veri të Kosovës, kryenegociatorët, Besnik Bislimi nga Prishtina dhe Petar Petkoviq nga Beogradi janë takuar vetëm një herë, më 21 prill, kur dështoi arritja e marrëveshjes për target e automjeteve.
Sipas zyrtarëve evropianë, energjetika dhe çështja e të pagjeturve janë dy tema ku palët i kanë përafruar qëndrimet.