Të martën takimi në Bruksel, dinari temë e dialogut Kosovë – Serbi

BE-ja e ka konfirmuar takimin e radhës Kosovë-Serbi që pritet të mbahet të martën, ku do të diskutohet çështja e dinarit në nivel kryenegociatorësh. Pjesëmarrja në takim është konfirmuar nga kryenegociatori, Besnik Bislimi.  Analistët vlerësojnë se Kosova lejoi që kjo çështje të behet politike, si dhe Vuçiqi po këmbëngul që e njëjta të mos trajtohet si teknike

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi (në të djathtë) dhe Petar Petkoviq (në të majtë) dhe Miroslav Lajçak, përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi (në mes)

Tashmë është konfirmuar nga nikoqirët – në Bruksel të martën do të vazhdojnë bisedimet Kosovë-Serbi por në nivel kryenogciatorësh.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian ka bërë me dije që ky takim do të ketë temë çështjen e dinarit por edhe të tjera.

“Për të martën, përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka ftuar kryenegociatorët që në Bruksel të vazhdojnë diskutimet, fillimisht për të vazhduar bisedimet që nisën disa javë më parë për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin, dhe do të ketë edhe tema të tjera për t’u diskutuar me kryenegociatorët, që janë më të ngutshme në kuadër të dialogut. Takimi i parë për rregulloren e BQK-së zgjidhi disa çështje. Kjo është vazhdimësi, vetëm se këtë herë në nivel të kryenegociatorëve nga dy palët”, ka thënë Peter Stano, zëdhënës i BE-së.

Pjesëmarrjen në këtë takim e ka konfirmuar tashmë pala kosovare por sipas tyre, aty do të diskutohet për zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit si dhe Aneksin Zbatues, e askund  nuk është përmendur çështja e dinarit.

“Kosova i përgjigjet pozitivisht ftesave të cilat kanë për qëllim përqendrimin në rrugën përpara e zbatimin e marrëveshjeve në kuadër të procesit të dialogut, të cilat duhet të çojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe finalizimit të procesit. Qasja jonë konstruktive duhet të njihet me konstruktivitet e bashkëpunim dhe nga pala tjetër”, ka thënë Klisman Kadiu, Këshilltar i Besnik Bislimit.

Ndërkohë, analistët këtë po e shohin si dështim të Kosovës meqenëse lejuan që çështja teknike te kthehet në diskutim politik në tavolinë bisedimesh në Bruksel.

“Një çështje që nuk përbë çështje politike në të kalumen, tash po përbën negociatorët e Koosvës është desht me i mbajt qëndrimin paraprak. Duket se i kemi humb dy muaj kohë në kërkesën fillestare të ndërkombëtarëve që të shtyhet zbatimi”, ka thënë Dibran Hoxha.

Emisar evropiani, Miroslav Lajçak, herën e fundit ishte për vizitë në Kosovë me 5 mars, ku konfirmoi se palët do të ftohen për diskutime politike rreth dinarit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika