Një nga emrat me ndikimin më të madh në industrinë e showbizit shqiptar, padyshim se është Unikkatil.
I pari i “The Bloody Alboz” për dekada ka arritur pozicionin e tij në muzikën shqipe, kjo edhe për shkak të strategjisë që ka zgjedhur, pa asnjë spot e shumë pak koncerte.
Listës së vendeve në Kosovë, ku Unikkatil ka performuar, të martën do t’i shtohet edhe qyteti i Prizrenit.
Velunia Club është nikoqir i këtij eventi, ku përpos Unikkatilit, në skenë priten të ngjiten edhe pjesëtarë të tjerë të labelit të tij.
Po ashtu, për herë të parë do të këndohet në koncert edhe kënga e re e publikuar në bashkëpunim me Don Phenom.