Të mërkurën, Bad News Eagles do të përballet me ekipin Sprout, ekipi që humb eliminohet

Ekipi shqiptar në CS:GO, Bad News Eagles (BNE), do të përballet të mërkurën e 19 tetorit, me ekipin Sprout. Ndërkaq, ndeshjen e fundit kur këto dy ekipe janë përballur, ekipi shqiptar Bad News Eagles e ka mposhtur ekipin Sprout në turneun "Elisa Invitational Fall"





Ndeshja mes Bad News Eagles (BNE) dhe Sprout, do të zhvillohet të mërkurën e 19 tetorit, duke filluar nga ora 19:00, ku ekipi i cili humb do të eliminohet.

BNE ka humbur në ndeshjen ndaj ekipit 9INE, ditën e djeshme, por loja e sotme është një mundësi tjetër në “Lower Bracket”.

Kjo ndeshje pritet të jetë sfiduese për të dyja ekipet, pasi të dyja renditen në vendin e 24-të dhe 26-të në ranglistën botërore të CS:GO.

Ndërkaq, ndeshjen e fundit kur këto dy ekipe janë përballur, ekipi shqiptar Bad News Eagles e ka mposhtur ekipin Sprout në turneun “Elisa Invitational Fall”.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika