Të mërkurën dhe të enjten mbahen dy seanca të Kuvendit, në rend të ditës projektligji për Trustin

Ilusrtim, pas dështimit në Kuvend për miratimin e projektligjit që mundëson edhe një tërheqje të kursimeve të Trustit, qytetarët vazhdojnë të insistojnë në këtë

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari, ka bërë të ditur se në seancën e parë të sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës, pikë e parë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i peticionit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional i Kosovës.

Sipas saj, seancë do të ketë edhe të mërkurën.

“Këtë javë do të jenë dy seanca, një do të mbahet të mërkurën ku është vazhdimësi e seancave të kaluara dhe të enjten do të jetë shqyrtimi i peticionit për tërheqjen nga fondi i kursimeve pensionale”, deklaroi ajo.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se tërheqja e mjeteve nga Trusti është kërkesë e qytetarëve të Kosovës.

Ai u shpreh se shpreson që deputetët ta votojnë në lexim të parë këtë projektligj.

“Projektligji për Trustin që është kërkesë e qytetarëve, ky projektligj do të jetë pikë e parë e seancës së re të enjte. Shpresoj që të gjithë deputetët reflektojnë në këtë kërkesë të qytetarëve duke e pasur parasysh gjendjen e rënduar ekonomike. Shpresojmë që të kaloj në lexim të parë të enjten ky projektligj”, ka thënë ai.

Pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti janë të gjitha partitë opozitare, kurse partia në pushtet është kategorikisht kundër.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika