Të mërkurën, Gërvalla do të përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, do të jetë pjesëmarrëse në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, të mërkurën e 20 prillit, do ta përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se ministrja Gërvalla pritet të flasë rreth progresit të arritur në vend, qasjes së Serbisë dhe rreziqeve që i kanosen rajonit pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë.

“Kosova në këtë takim përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla”, thuhet në njoftim.

Këshilli do të mblidhet pasditen e së mërkurës në New York, për të shqyrtuar raportin e radhës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonie Guterres rreth punës së UNMIK-ut.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Sipas njoftimit, në këtë takim do të marrë pjesë edhe Republika e Shqipërisë, e cila që nga janari i këtij viti është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për periudhën kohore 2022-2023.

Ndryshe, Gërvalla, më 13 prill është takuar me zyrtarë të një delegacion grekë të kryesuar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme për Diplomaci Ekonomike i Greqisë, Kostas Fragogiannis ku kishin diskutuar për rreziqet që mund të ketë rajoni nga agresioni ushtarak rus ndaj Ukrainës.

“Gërvalla theksoi se përkrahja e vazhdueshme e Serbisë ndaj aleatit të saj, Rusisë, edhe në këtë rast, kërkon një mesazh dhe pozicionim të qartë të BE-së”, thuhej në njoftimin e MPJ-së.

Ndërsa, më 25 shkurt, pas agresionit rus në Ukrainë, Qeveria e Kosovës kishte vendosur sanksione kundër Rusisë, duke iu bashkuar kështu shteteve perëndimore.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë se këto sanksione janë marrë duke iu bashkëngjitur vendeve partnerë, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE).

Po ashtu, Kurti pati bërë me dije se kjo nuk është hera e parë që Kosova i vë sanksione Rusisë.

Ndërkaq, në një takim të Këshillit të Sigurimit të mbajtur më 31 janar të këtij viti si Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu edhe Rusia ishin shprehur se donin të shmangin luftën, duke fajësuan njëra – tjetrën për nxitjen e tensionit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika