Të mërkurën, Japonia shënon vdekje rekord nga COVID-19

Japonia ka regjistruar afër 415 vdekje nga COVID-19, të mërkurën e 28 dhjetorit. Kjo shifër shënon numrin më të lartë të rasteve ndonjëherë në një ditë të vetme

Ilustrim

Të mërkurën e 28 dhjetori, Japonia ka regjistruar rreth 415 vdekje nga COVID-19, numri më i lartë ndonjëherë për një ditë të vetme në këtë vend, kështu kanë treguar të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë japoneze, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Vendi numëroi 216.219 raste të reja me COVID-19, 4% më shumë nga një javë më parë, duke iu afruar nivelit rekord prej rreth 260 mijë raste në ditë në gusht.

Ndryshe, në shtatë ditët e fundit, Japonia kishte infeksionet më të mëdha të konfirmuara në botë me COVID-19, dhe më së shumti vdekje pas Shteteve të Bashkuara, kështu kishte treguar raporti nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Ndërkaq, Kina dyshohet se e ka trendin edhe më të rëndë, por shifrat nuk raportohen të sakta.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika