Të mërkurën studentët pritet të marshojnë kundër Asociacionit

Parlamenti studentor i Universitetit të Prishtinës më 15 shkurt ka organizuar marsh kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin i ka ftuar gjithë qytetarët që të marrin pjesë. Marshi do të nisë nga ora 16:00 nga ambientet e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”

Studentët që pritet të marshojnë më 15 shkurt

Parlamenti i Studentëve të UP-së këtë të mërkurë të 15 shkurtit do të organizojnë marsh kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Marshi do të nisë nga ambientet e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në orën 16:00, ndërsa nga këta theksojnë se marshi do të jetë gjithëpopullor.

Parlamenti Studentor të martën ka ftuar edhe qytetarët e tjerë dhe studentët e universiteteve publike e private për të marrë pjesë në këtë marsh.

“Parlamenti Studentor përmes email-it ka ftuar menaxhmentin e Universitetit të Prishtinës, Senatin e Universitetit, parlamentet studentore të universiteteve publike, organizatat studentore, Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, partitë politike përfshirë edhe ato të komuniteteve joshumicë, komunat e Kosovës, organizatat e shoqërisë civile dhe grupet joformale për t’ju bashkuar marshit kundër asociacionit të komunave me shumicë serbe që do të organizohet më 15 shkurt, me fillim nga ora 16:00, para Bibliotekës Kombëtare.Asociacioni një etnik është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, prandaj pavarësisht bindjeve politike të gjithë duhet të jemi bashkë kundër tij”, thuhet në njoftimin e Parlamentit Studentor.

Ndryshe, sot shënohet 53-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika