Të mërkurën, Zelensky viziton Poloninë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet ta vizitojë Poloninë të mërkurën e 5 prillit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki. Kiev, 24 shkurt 2023.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet ta vizitojë Poloninë të mërkurën e 5 prillit.

Zëdhënësi i presidentit polak, Andrzej Duda, përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar se Zelensky do të takohet me qytetarët ukrainas në Kështjellën Mbretërore në Varshavë, të cilët kanë gjetur strehim në vendin fqinj.

Që nga nisja e luftës në shkurt të vitit të kaluar, Zelensky ka udhëtuar shumë rrallë jashtë vendit.

Varshava konsiderohet një aleat i rëndësishëm i Kievit në luftën kundër pushtimit rus dhe ofron strehim për shumë ukrainas që janë larguar.

Polonia ishte shteti i parë që në fillim të marsit që dërgoi tanket e para Leopard 2 në Ukrainë.

Në shkurt, Zelensky vizitori Londrën, Parisin dhe Brukselin. Udhëtimi i parë i tij ishte në dhjetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. REL

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika