Të mërkurën zhvillohet takimi i radhës i procesit të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel

Nën ndërmjetësimin e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak, të mërkurën e 19 korrikut do të zhvillohet takimi në mes të palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel

Të mërkurën pritet të mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.

Këtë për Portali Dukagjini e ka konfirmuar këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu.

“Takimi i radhës i procesit të dialogut pritet të mbahet ditën e mërkurë”, tha Kadiu.

Ndryshe, Bislimi, dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, thanë se janë pajtuar për hapat drejt shtensionimit të situatës në veri.

“Jemi pajtuar për hapat e nevojshëm për të siguruar shtensionim efektiv të situatës dhe të bazuar në ligj dhe për përqendrim në normalizimin dhe zbatimin e sundimit të ligjit”, shkroi Bislimi në Tëitter pas takimit me Lajçakun në Bratisllavë.

Lajçak tha se të hënën në Bratisllavë ka zhvilluar “bisedime intensive” me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi. Tensionet në veri të Kosovës janë rritur që nga fundi i majit, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e policisë.

Serbët lokalë kundërshtuan këtë gjë dhe që atëherë kanë protestuar në komunat në veri, të banuara me shumicë serbe.

Bashkimi Evropian i ka paraqitur tri kërkesa Kosovës për të shtensionuar situatën, të cilat ende nuk janë plotësuar nga Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti.

Për shkak të mospërmbushjes së kërkesave, BE-ja që nga fundi i qershorit po zbaton disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Kryeministri Kurti i ka quajtur këto masa “të padrejta” dhe është shprehur i gatshëm të organizohen zgjedhje të reja në veri, por ato, siç ka thënë ai, duhet të përgatiten që të mos ketë sërish bojkot.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika