Të miturit tentojnë ta djegin një shkollë në Magurë të Lipjanit

Disa të rinj kanë tentuar të ia vënë zjarrin dy shkollave në Magurë të Lipjanit. Pos kësaj, të njëjtit kanë vjedhur gjësende nga shkolla në vlerë prej 800 eurosh. Shtatë të miturit janë arrestuar dhe organet e drejtësisë po merren me rastin

Pamje nga shkolla “Haradin Bajrami” në Magurë të Lipjanit.

Dritaret i kishin shfrytëzuar për të hyrë brenda shkollës “Haradin Bajrami” në Magurë të Lipjanit.

Nga kamerat e shkollës është vërejtur qartë që aty ishin disa të rinj.

Aty, kishin marr benzinë dhe naftë që pastaj e shfrytëzuan për të tentuar t’i vënë flakë shkollës por objektit të vjetër të kësaj shkolle të fshatit.

Por, këta rinj i identifikoi policia, të cilët u arrestuan dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar për 24 orë në mbajtje.

Por, pasi që  ata janë të mitur, Prokuroria Themelore nuk dha shumë detaje.

Në një përgjigje për televizionin Dukagjini, thuhet se janë ndaluar shtatë të mitur dhe dyshohen për veprat penale vjedhje e rëndë dhe zjarrvënie.

“Me aktvendim mbi ndalim të lëshuar nga ana e Prokurorit të Shtetit janë ndaluar shtatë persona (të mitur), për shkak të veprave penale “Vjedhja e rëndë” dhe “Zjarrvënia”, sipas KPRK-së. Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, andaj për shkak të procesit hetimor, si dhe procedurës për të mitur të cilës i takon kjo çështje, nuk mund të japim detaje të tjera”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Pos tentimit për zjarrëvënie, të njëjtit kishin demoluar edhe disa nga kamerat e sigurisë të shkollës.

E drejtori i shkollës “Haradin Bajrami”, tregon që pos naftës kishin marr edhe gjëra të tjera nga objekti i shkollës.

“Në depon ku janë gjërat higjienike, sanitari dhe mjete të tjera të shkollës ata kanë marr një kove benzinë të kosës së barit, një bidon naftë të gjeneratorit, kanë marr cilindra, e kanë marr një brusalicë dhe pasi kanë dal kanë ndezë zjarr afër shkollës së re”, ka thënë Shaip Fazliu, drejtor i shkollës.

E gjithë ngjarja në Magurë të Lipjanit ka ndodhur të premten e kaluar para mesnatës dhe tani me rastin dhe hetimet tutje po merren Prokuroria Themelore.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika