Të paktën 12 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Afganistan

Sipas një zëdhënësi të telebanëve dhe zyrtarëve lokalë, nga përmbytjet e mëdha në Afganistan kanë humbur jetën të paktën 12 persona dhe dhjetëra të tjerë janë të zhdukur

Pamje nga përmbytjet në Afganistan. Foto: Sharifullah Sharafat (Courtesy Photo)

Sipas një zëdhënësi të telebanëve dhe zyrtarëve lokalë, nga përmbytjet e mëdha në Afganistan kanë humbur jetën të paktën 12 persona dhe dhjetëra të tjerë janë të zhdukur.

Zëdhënësi i qeverisë, Zabihullah Mujahid, ka thënë të dielën se rreth 40 njerëz janë të zhdukur pas përmbytjeve të shpejta të shtunën vonë mbrëma në rrethin Jalrez të provincës Maidan Wardak, në perëndim të Kabulit.

Ai ka thënë se të gjitha autoritetet përkatëse janë urdhëruar që të ofrojnë ndihmën e nevojshme për njerëzit në zonat e prekura.

Zyra e guvernatorit të provincës në një deklaratë ka thënë se qindra shtëpi janë ose të dëmtuara ose të shkatërruara dhe njerëzit e zhdukur besohet se janë nën rrënojat e shtëpive të shembura.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se qindra hektarë tokë bujqësore janë shkatërruar dhe autostrada midis kryeqytetit Kabul dhe provincës qendrore Bamiyan është gjithashtu e mbyllur për shkak të përmbytjeve, raporton NPR

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika