Të paktën 18 persona kanë vdekur, përfshirë 9 fëmijë, dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë e sulmit raketor rus në qytetin qendror të Ukrainës, Krivi Rih, ka njoftuar të premten presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Zyrtarët lokalë kanë bërë të ditur se sulmi raketor dëmtoi disa ndërtesa të banimit dhe shkaktoi zjarr.
Zelensky ka thënë se operacionet për shpëtim janë duke vazhduar dhe u bëri thirrje vendeve perëndimore të ushtrojnë më shumë presion ndaj Moskës. Qyteti i Krivi Rih u sulmua gjithashtu më herët këtë javë kur një ndërtesë në qendër u godit, duke lënë katër persona të vdekur.
Të enjten, dronët e lëshuar nga Rusia në qytetin verilindor të Kharkivit morën edhe pesë jetë të tjera. E në përpjekje e sipër për t’i dhënë fund luftimeve, shefat ushtarakë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca u takuan me Zelenskyn në Kiev gjatë ditës së premte për të diskutuar planet për vendosjen e paqeruajtësve të huaj në Ukrainë si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme armëpushim/