Të paktën 19 të vrarë pas një shpërthimi në një xhami në Afganistan

Një shpërthim brenda një xhamie në veri-lindje të Afganistanit ka vrarë 19 persona dhe ka plagosur mbi 30 të tjerë

Të afërmit mbajnë trupat e viktimave të vrarë në një ambulancë pas një shpërthimi në xhaminë Nabawi në distriktin Faizabad, provincën Badakhshan, foto BBC.

Një shpërthim ka goditur në xhami në provincën veriore afgane të Badakshanit gjatë një funerali të një zyrtari taliban. Nga shpërthimi janë vrarë të paktën 19 persona, përfshirë edhe një ish-komandant taliban, ndërkaq 38 të tjerë janë plagosur.

Moazuddin Ahmadi, kreu i informacionit dhe kulturës në provincën Badakshan, ka thënë për REL-in se shpërthimi ndodhi në qytetin Faizabad gjatë ceremonisë së varrimit të zëvendësguvernatorit taliban, Nissar Ahmad Ahmadi, i cili ishte vrarë gjatë një sulmi vetëvrarës me makinë-bombë tri ditë më parë.

“Në këtë incident, ish-komandanti i policisë në qytetin Baglan, ka rënë martir”, ka thënë ai.

Më vonë, ai ka lëshuar një apel për banorët lokalë për të dhuruar gjak për të plagosurit gjatë këtij shpërthimi.

Ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, edhe pse dega e grupit militant Shteti Islamik në provincën Korasan, më 6 qershor mori përgjegjësinë për sulmin ku mbeti i vrarë Ahmadi.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) ka thënë se sulmi ishte “shumë shqetësues”.

“UNAMA dënon këtë sulm dhe dhunën e fundit dhe bën thirrje për ndaljen e sulmeve që tregojnë shpërfillje ndaj jetës së civilëve”, ka thënë ky mision përmes një postimi në Twitter.

Grupi Shteti Islamik-Korasan është rival kyç i qeverisë së udhëhequr nga talibanët, që kur këta të fundit morën pushtetin në Afganistan në gusht të vitit 2021. Ky grup së fundmi ka intensifikuar sulmet, duke shënjestruar edhe patrullat e talibanëve, por pjesëtarët e komunitetit shiit në Afganistan.

Forcat talibane janë përgjigjur duke kryer operacione ushtarake gjatë këtij muaji kundër IS-it në disa provinca afgane.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika