Ministria e Shëndëtësisë e Palestinës ka njoftuar se të paktën 2 mijë e 215 njerëz janë vrarë dhe 8 mijë e 714 janë plagosur në Gaza.
Ndërsa, në Bregun Perëndimor, 54 njerëz janë vrarë dhe 1 mijë e 100 janë plagosur, raporton BBC, përcjell Dukagjini.
Më herët u raportua se civilëve që jetojnë në Gazën veriore u është thënë nga ushtria izraelite që të përdorin dy rrugë për të shkuar në jug sot, sipas një zëdhënësi.
Lexo dhe: Izraeli u jep 6 orë afat popullit në Gaza të shpërngulen
Përmes një postimi në platformën “X”, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Avichay Adraee, ka thënë se dy rrugë mund të përdoren midis orëve 10:00 dhe 16:00 “pa asnjë dëm”.