Të paktën 21 të vrarë nga një sulm izraelit në Gazë

Një sulm ajror izraelit në një kamp të zhvendosurve në jug të Gazës vrau të paktën 21 persona, ndërsa përplasjet e vazhdueshme mes Izraelit dhe Hamasit kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe zhvendosje masive të popullsisë

Një fëmijë i plagosur shihet në Nuseirat, Gaza qendrore, më 4 dhjetor 2024 - AP.

Një sulm ajror izraelit në një kamp ku strehohen personat e zhvendosur në jug të Gazës la të vrarë të paktën 21 persona, tha drejtori i spitalit Nasser, Atif al-Hout, në qytetin e Han Junisit.

Nga sulmi kanë mbetur të plagosur edhe 28 persona.

Ushtria izraelite tha se një avion tij ushtarak goditi zyrtarë të lartë të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që “ishin të përfshirë në aktivitete terroriste” në atë zonë.

Trupat e të paktën 15 viktimave janë dërguar në spitalin Nasser, por autoritetet shëndetësore thanë se do të jetë e vështirë të dihet numri i saktë i viktimave, pasi shumica e trupave të tyre janë gjymtuar dhe kanë pësuar djegie të rënda.

Sulmi ajror goditi zonën e Muvasit, ku gjendet një kamp që strehon qindra mijëra persona të zhvendosur. Në sulmet e kryera më herët gjatë ditës në Gazë lanë të vrarë tetë persona, përfshirë katër fëmijë, thanë zyrtarët shëndetësorë.

Lufta e Izraelit kundër Hamasit ka shkatërruar zona të mëdha të Gazës dhe ka bërë që 90 për qind e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e kësaj enklave të zhvendoset disa herë.

Lufta nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Ofensiva hakmarrëse e Izraelit ka vrarë të paktën 44.500 palestinezë, mbi gjysma e tyre gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.

Izraeli, pa ofruar dëshmi, ka thënë se ka vrarë më shumë se 17.000 militantë./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika