Të paktën 22 të lënduar si pasojë e sulmeve me dronë në tre qytete ukrainase

Forcat ushtarake të Rusisë kanë lëshuar sulme masive me dronë në rajonet lindore të Ukrainës gjatë mbrëmjes të së martës, duke shkaktuar zjarre dhe lënduar të paktën 22 persona.

Forcat ushtarake të Rusisë kanë lëshuar sulme masive me dronë në rajonet lindore të Ukrainës gjatë mbrëmjes të së martës, duke shkaktuar zjarre dhe lënduar të paktën 22 persona.

Një zonë rezidenciale në qytetin e Kramatorskut, pjesë e rajonit të Donetskut, u sulmua dukë lënë të lënduar tre persona, përfshirë një fëmijë, sipas zyrtarëve lokalë.

Forca Ajrore e Ukrainës ka thënë se ka rrëzuar 32 prej 55 dronëve të lëshuar nga Rusia brenda natës, ndërsa 8 dronë të tjerë nuk kanë arritur shënjestrën e caktuar, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

Nuk është specifikuar se çfarë ka ndodhur me 15 dronët e mbetur.

Një sulm tjetër në Dnipro ka shkaktuar zjarr, dëmtuar shtëpi dhe makina, si dhe ka lënduar 15 persona, ka njoftuar kryebashkiaku i rajonit të Dnipropetrovskut, Serhiy Lysak, përmes rrjetit social Telegram.

Sulmet ruse kanë prekur edhe qytetin verilindor të Kharkivit. Kryebashkiaku i këtij qyteti, Ihor Terekhov, ka njoftuar për mbi 20 sulme gjatë natës së kaluar.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika