Të paktën 22 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Snajperët izraelitë raportohet se kanë vrarë të paktën 21 palestinezë pasi hapën zjarr ndaj civilëve të zhvendosur që përpiqeshin të arrinin në spitalin Nasser të Gazës jugore

Palestinezët gërmojnë varre për të varrosur të afërmit e tyre që u vranë në bombardimet izraelite të Rripit të Gazës, në Spitalin Nasser në Khan Younis, Rripi jugor i Gazës, 22 janar 2024 AP.

Të paktën 22 persona janë vrarë, përfshirë gra dhe fëmijë, në katër sulme ajrore izraelite më 9 shkurt në pjesën qendrore të Rripit të Gazës dhe në qytezën jugore, Rafah, që gjendet në kufi me Egjiptin, thanë dëshmitarët dhe zyrtarët spitalorë.

Sulmet goditën një ndërtesë banimi në Rafah, duke vrarë tetë persona, dhe një çerdhe të shndërruar në strehimore për personat e zhvendosur në qytetin Zuvaida – në Gazën qendrore – ku u vranë pesë persona të tjerë.

Ndërkaq, në një sulm në Deir al-Bala u vranë nëntë njerëz.

Mbi gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e Gazës kanë ikur për në Rafah, duke respektuar urdhrat për evakuim të lëshuar nga Izraeli, para zgjerimit të ofensivës së tij tokësore. Urdhrat për evakuim tani mbulojnë dy të tretën e territorit të enklavës së vogël, e cila është rrethuar.

Edhe në zonat ku strehohen banorët, sikurse është Rafah, Izraeli vazhdimisht ka kryer sulme ajrore, pasi ka argumentuar se po sulmon caqet e Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, raporton REL.

Izraeli mban përgjegjës grupin radikal palestinez për numrin e lartë të viktimave civile, duke thënë se Hamasi operon brenda zonave civile. Të enjten, presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Izraeli po kryen një luftë “të tepruar”.

Të paktën 22 persona janë vrarë, përfshirë gra dhe fëmijë, në katër sulme ajrore izraelite më 9 shkurt në pjesën qendrore të Rripit të Gazës dhe në qytezën jugore, Rafah, që gjendet në kufi me Egjiptin, thanë dëshmitarët dhe zyrtarët spitalorë.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika