Të paktën 24 të vdekur nga vërshimet dhe rrëshqitja e dheut në Indi

FOTO:AP

Të paktën 24 persona kanë vdekur, nëntë prej të cilëve si pasojë e shembjes së një tempulli, dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur gjatë vërshimeve dhe rrëshqitjes së dheut pas shirave të rrebeshtë në Indi, njoftuan zyrtarët të hënën.

Shirat e vrullshëm prej disa ditësh i kanë rrënuar ndërtesat dhe shkatërruar urat në shtetet veriore, Uttarakhand dhe Himachal Pradesh.

Vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut janë të zakonshme dhe shkaktojnë shkatërrim të madh gjatë sezonit të shirave në Indi, por ekspertët thonë se ndryshimi klimatik është duke e rritur shpeshtësinë dhe ashpërsinë e tyre, shkruan REL.

Shirat e vrullshëm prej disa ditësh i kanë rrënuar ndërtesat dhe shkatërruar urat në shtetet veriore, Uttarakhand dhe Himachal Pradesh.

Vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut janë të zakonshme dhe shkaktojnë shkatërrim të madh gjatë sezonit të shirave në Indi, por ekspertët thonë se ndryshimi klimatik është duke e rritur shpeshtësinë dhe ashpërsinë e tyre.

Në shtetin Uttarakhand, ekipet e shpëtimit vrapuan për t’i larguar mbetjet, pasi druhet se ka njerëz të ngecur nën to pas rrëshqitjes së dheut si pasojë e shiut të madh.

Të paktën tetë persona janë vrarë që nga e premtja në këtë shtet, thanë zyrtarët.

Sezoni i shirave ia sjell Azisë Jugore rreth 80 për qind të shirave vjetore dhe është jetësore për bujqësinë dhe mjetet jetësore të miliona njerëzve. Por, njëkohësisht, sjell edhe shkatërrim çdo vit në formë të vërshimeve dhe rrëshqitjes së dheut.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika