Të paktën 30 migrantë të vdekur pas përmbytjes së një varke në jug të Italisë

Të paktën 30 persona kanë vdekur pas përmbytjes së një varke me migrantë në rajonin e Kalabrisë në Itali, kanë raportuar agjencitë italiane të lajmeve të dielën.

Trupat e 27 personave janë gjetur në brigje dhe të tjerë janë parë në det, sipas këtyre agjencive.

Besohet që më shumë se 100 persona kanë qenë në varkë dhe rreth 50 janë shpëtuar.

Varka e cila ka qenë me migrantë nga Irani, Pakistani dhe Afganistani, besohet se është përplasur në shkëmbinj detarë gjatë motit të lig, shkruan REL.

Garda bregdetare italiane nuk e ka komentuar ende këtë situatë.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika