Të paktën 31 të vdekur nga shpërthimi i gazit në një restorant kinez

Nëntë persona janë arrestuar pas një shpërthimi në një restorant në qytetin Yinchuan të Kinës, i cili ka lënë të paktën të vdekur 31 persona

FOTO: CNN

Nëntë persona janë arrestuar pas një shpërthimi në një restorant në veriperëndim të Kinës, i cili ka lënë të paktën të vdekur 31 persona.

Një rrjedhje gazi dyshohet se ka shkaktuar shpërthimin në qytetin Yinchuan mbrëmjen e së mërkurës.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka bërë thirrje për “përpjekje të gjithanshme” në operacionin e shpëtimit dhe një hetim mbi shpërthimin.

Pronari i restoranti, “Fuyang Barbecue”, ishte në mesin e të arrestuarve, raportoi media shtetërore, përcjell BBC.

Shpërthimi ndodhi në prag të festës triditore të “Dragon Boat Festival” në Kinë, një kohë kur shumë familje dhe miq mblidhen për vaktet festive.

Disa nxënës të shkollave të mesme dhe pensionistë ishin midis të vdekurve, raportuan mediat lokale.

Presidenti Xi Jinping ka bërë thirrje për përpjekje maksimale në trajtimin e të plagosurve dhe rritjen e masave të sigurisë.

“Ne duhet të bëjmë çmos për të shpëtuar të plagosurit dhe për të siguruar familjet e viktimave, për të identifikuar shkakun e aksidentit sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të ndjekur seriozisht përgjegjësinë sipas ligjit”, tha Xi.

Sipas një hetimi paraprak nga zjarrfikësit, një punonjës restoranti kishte ndjerë erën e rrjedhjes së gazit rreth një orë para shpërthimit.

Ai më pas zbuloi një valvulë të thyer në një rezervuar gazi të lëngshëm dhe ishte në proces të zëvendësimit të tij kur ndodhi shpërthimi, raportuan mediat lokale.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika