Të paktën 35 të vdekur pas shembjes së dyshemesë së tempullit indian

Dyshemeja e një tempulli indian është shembur, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 35 personave. Hetimet lidhur me tragjedinë kanë nisur gjersa ministri i Brendshëm i shtetit tha se familjet e të vdekurve do të kompensoheshin

Njerëzit qëndrojnë rreth një strukture të ndërtuar mbi një pus të vjetër tempulli që u shemb të enjten. Fotografia: AP
Njerëzit qëndrojnë rreth një strukture të ndërtuar mbi një pus të vjetër tempulli që u shemb të enjten. Fotografia: AP

Të paktën 35 persona kanë vdekur pas shembjes së dyshemes në një tempull të Indisë, duke i zhytur të njëjtit në një pus.

U zbulua se dyshemeja e cila mbulonte pusin, përbëhej nga pllaka të vendosura mbi një grilë metalike.

Tanimë, hetimet lidhur me tragjedinë kanë nisur gjersa ministri i Brendshëm i shtetit tha se familjet e të vdekurve do të kompensoheshin.

Një numër i madh besimtarësh, kryesisht gra dhe fëmijë, ishin të pranishëm në tempull të enjten për festivalin hindu të Ram Navami. Policia tha se dyshemeja e dobët u lëshua nën peshën e tyre. Pusi ishte 7.6 metra ujë kur ata ranë.

Pamjet televizive treguan punonjësit e urgjencës duke përdorur litarë dhe shkallë për të arritur te të bllokuarit, gjersa video të tjera treguan dyshemenë e thyer dhe shufrat e çelikut të prishur, dhe policinë duke përdorur litarë për ta mbyllur zonën.

“Pashë disa njerëz që binin me duart e tyre ende të mbledhura në lutje, duke u dukur të hutuar,” tha një dëshmitare okulare që mbijetoi, raporton “The Guardian“.

Nga ana tjetër, zyrtarët thonë se operacionet e shpëtimit po vazhdojnë. Deri tani janë shpëtuar 18 persona.

Times of India ka raportuar se ka parë dokumente që tregojnë se autoriteti komunal Indore urdhëroi heqjen e dyshemesë së improvizuar në janar, sepse ishte e rrezikshme, por u tërhoq kur hindutë vendas protestuan.

Një tragjedi e ngjashme ndodhi nëntorin e kaluar në Gujarat, Indinë perëndimore, kur 135 njerëz – kryesisht gra dhe fëmijë – ranë për vdekje në lumin Morbi poshtë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika