Të paktën 4 të vrarë dhe 8 të plagosur në Odesa nga një sulm rus me dron

Të paktën 4 persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën sot pasi një dron rus u rrëzua në një bllok apartamentesh në Odesa

Pasojat e sulmit në Odesa. Foto: Reuters

Të paktën 4 persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën sot pasi një dron rus u rrëzua në një bllok apartamentesh në qytetin port në jug të Ukrainës, Odesa.

Zyrtarët në Odesa thanë se një person u nxorr i gjallë nga rrënojat e një prej ndërtesave.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha në një postim se nga rrëzimi i dronit ishin shkatërruar 18 apartamente.

“Rusia vazhdon sulmet ndaj civilëve. Një dron armik goditi një ndërtesë banimi në Odesa”, shkroi ai.

Zelensky njoftoi të premten se kishte firmosur një marrëveshje në fushën e sigurisë me kryeministrin holandez Mark Rutte, që do të bëjë të mundur një ndihmë ushtarake prej 2.2 miliardë dollarësh gjatë këtij viti.

Zelensky njoftoi hollësi mbi planin, pasi dy udhëheqësit u takuan dhe mbajtën bisedime në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës që është vazhdimisht në shënjestër të sulmeve nga Rusia.

Marrëveshja mundëson një ndihmë ushtarake prej 2 miliardë eurosh nga Holanda, gjatë këtij viti si edhe ndihmë në fushën e mbrojtjes gjatë 10 viteve në vazhdim”, shkroi Zelensky.

Ukraina paralajmëroi muajin e kaluar se kishte marrë më pak se 1/ 3 e 1 milion predhave të artilerisë që Bashkimi Evropian ishte zotuar se do t’i ofronte dhe se vendi po përballej me vështirësi për t’u mbrojtur.

Ukraina tërhoqi trupat nga qytetit lindor Avdiivka në muajin shkurt mes vështirësive për të siguruar municione, duke i mudësuar Moskës një fitore të madhe në territor pas më shumë se 1 viti.

Presidenti Zelenskyy postoi në rrjetin social X video ku ai dhe kryeministri holandez dukeshin duke vizituar qytetin e Kharkivit, përfshirë disa prej 20 mijë ndërtesave që sipas presidentit ukrainas janë shkatërruar si pasojë e sulmeve ruse.

Disa informacione për këtë artikull u morën nga agjencitë Reuters dhe Agence France-Presse. /VoA

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika