Të paktën 45 të vrarë nga sulmi izraelit në Rafah

Të paktën 45 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit në Rafah, Gaza, ndërsa Izraeli ka thënë se kishte shënjestruar zyrtarë të Hamasit pas sulmeve me raketa nga Hamasi drejt Tel Avivit, dy ditë pas "urdhrit" të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për të ndalur ofensivën ushtarake izraelite në Rafah

Zjarri i përhapur në Rafah të Gazës.

Të paktën 45 persona janë vrarë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, në një sulm ajror izraelit në një kamp për palestinezët e zhvendosur në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ka thënë ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

Videot nga vendi i ngjarjes në zonën Tal al-Sultan të dielën mbrëma treguan një shpërthim të madh dhe zjarre intensive që digjen.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), thanë se kishin vrarë dy zyrtarë të lartë të Hamasit dhe se po shqyrtonin raportet se civilët ishin dëmtuar.

Disa orë më parë, Hamasi kishte lëshuar tetë raketa nga Rafah drejt Tel Avivit – sulmet e para me rreze të gjatë në qytetin qendror izraelit që nga janari, raporton BBC.

Incidentet erdhën dy ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ), urdhëroi Izraelin të ndalojë menjëherë ofensivën e tij ushtarake në Rafah, ku qindra mijëra njerëz besohet se janë ende të strehuar.

Një zyrtar i lartë në agjencinë e mbrojtjes civile të Hamasit të Gazës, Mohammad al-Mughayyir, ka thënë ndërkohë për AFP se punonjësit e shpëtimit të agjencisë kishin parë “trupa të djegur dhe gjymtyrë të copëtuara”, si dhe “raste amputimesh, fëmijë të plagosur, gra dhe të moshuar”.

Po ashtu, IDF ka thënë në një deklaratë të dielën se kishte kryer një sulm ajror në Tal al-Sultan që eliminoi dy liderë të Hamasit – Yassin Rabia, shefin e shtabit të luftëtarëve të grupit të armatosur në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Khaled Nagar, një tjetër zyrtar i lartë në krahun e Bregut Perëndimor.

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, Unrwa – organizata më e madhe humanitare në Gaza – i përshkroi raportimet si “të tmerrshme” dhe ka thënë se nuk ishte në gjendje të krijonte komunikim të plotë me ekipin e saj në terren në Rafah.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika