Të paktën 667 të arrestuar pas protestave në Francë

Trazirat nisën në Francë pasi një oficer policie qëlloi një shofer 17-vjeçar, i cili refuzoi të ndalonte për një kontroll trafiku në periferi të Parisit, Nanterre, të martën. Në natën e tretë të protestave, më shumë se 600 persona janë arrestuar

Zyrtarë policor gjatë trazirave në Francë (Foto: REUTERS)
Zyrtarë policor gjatë trazirave në Francë (Foto: REUTERS)

Të paktën 667 persona janë arrestuar pas natës së tretë të protestave në Francë.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin.

“Mbrëmë policia dhe zjarrfikësit tanë u përballën me guxim, me dhunë të rrallë. Në përputhje me udhëzimet e mia, ata bënë 667 arrestime”, ka shkruar ai.

Trazirat nisën pasi një oficer policie qëlloi një shofer 17-vjeçar, i cili refuzoi të ndalonte për një kontroll trafiku në periferi të Parisit, Nanterre, të martën.

Siç raporton BBC, shërbimet e urgjencës shkuan në vendngjarje, por Nahel, shoferi, vdiq pak më pas.

Një video u publikua në mediat sociale pak më vonë përmes agjencisë së lajmeve AFP, ku shiheshin dy oficerë policie duke u përpjekur të ndalonin automjetin dhe njëri duke drejtuar armën drejt shoferit.

Trazirat u zhvilluan për të tretën natë në të gjithë Francën dhe në Nanterre, ku Nahel u qëllua.

Nawl M është personi i dytë këtë vit në Francë që vritet nga të shtënat e policisë gjatë ndalimit të trafikut. Vitin e kaluar, një rekord prej 13 personash vdiqën në këtë mënyrë.

Autoritetet kanë hapur dy hetime të veçanta pas vdekjes së adoleshentit – një për një vrasje të mundshme nga një zyrtar publik dhe një tjetër për dështimin e shoferit për të ndaluar automjetin e tij dhe tentativën e supozuar për të vrarë një oficer policie.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika