Të paktën 79 persona të vdekur nga shembja e klubit të natës në Republikën e Domenikane

Të paktën 79 persona kanë vdekur dhe mbi 155 të tjerë janë të lënduar nga shembja e klubit të natës në qytetin Santo Domingo të Republikës Domenikane. Ekipet emergjente janë duke vazhduar aksionin për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë nën rrënojat e klubit. Këtë u bë e ditur nga Agjensia e Lajmeve “Reuters”.

Tutje autoritet në vendin e ngjarjes thojnë se nuk dihet ende saktë numri i njerëzve që kanë qenë brenda në klub në kohën e fatkeqësisë.

Ndërsa familjarët e viktimave gjenden pranë tragjedisë dhe janë duke kërkuar informacione për familjarët e tyre.

“Unë kam ende anëtarë të familjes që janë ende në rrënoja, dhe ne nuk e dimë se çfarë ndodhi me ta,” tha Pedro Martinez, një lojtar 17-sezonal i Basebollit të Major League, në një video të shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram në mbrëmje.

Fatkeqësia goditi gjatë një koncerti të këngëtarit të njohur Domenikane Rubby Perez, i cili ishte në mesin e të vdekurve, sipas menaxherit të tij dhe anëtarëve të familjes pranë zonës. Në këtë aktivitet morën pjesë politikanë, sportistë dhe figura të tjera të njohura.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika