Të paktën 9 të vrarë në Ukrainë nga sulmet ruse me raketa

Raketat ruse goditën qytetin e Ukrainës, shkaktuan vdekjen e 9 personave dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve, ndërsa forcat e shpëtimit përpjekën të gjenin njerëzit e bllokuar nën rrënoja. Ndërkohë, një sulm i artilerisë ukrainase në provincën e pjesërisht të pushtuar të Donetskut, shkaktoi vdekjen e dy personave dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve

UKRAINE-CRISIS/ATTACK-KRYVYIRIH

Raketat ruse goditën të hënën në mëngjes një kompleks apartamentesh dhe një godinë universitare në qytetin qendror të Ukrainës, Kryvyi Rih, duke shkaktuar vdekjen e katër personave dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve, ndërsa banorë të tjerë u bllokuan nën rrënoja, tha ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko.

Të paktën nëntë civilë ukrainas, përfshirë një fëmijë, janë vrarë nga granatimet dhe sulmet ajrore ruse, thanë zyrtarët, teksa forcat e Kievit kanë njoftuar se kanë bërë përparime të tjera territoriale në jug mes luftimeve të ashpra në gjithë vijën e frontit.

Një vajzë 10-vjeçare ishte mes të vrarëve, thanë zyrtarët. Guvernatori i Dnipros Serhii Lysak tha se 53 persona u plagosën nga sulmi.

Ekipet e shpëtimit u përpoqën të gjenin njerëzit e bllokuar nën rrënoja në qytetin që është vendlindja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Forcat e Kremlinit e kanë vënë shpesh në shënjestër qytetin qëkur filluan agresionin në Ukrainë në shkurt 2022.

Zyrtarët rusë kanë këmbëngulur se ata vënë në shënjestër vetëm objektiva legjitime ushtarake, por Ukraina dhe mbështetësit e saj thonë se vdekjet masive të civilëve gjatë sulmeve janë dëshmi e krimeve të luftës.

Ndërkohë, një sulm i artilerisë ukrainase në provincën pjesërisht të pushtuar të Donetskut, shkaktoi vdekjen e dy personave dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve në kryeqytetin rajonal, sipas Denis Pushilinit, udhëheqësi i caktuar nga Moska i provincës së aneksuar në mënyrë të paligjshme. Ai tha gjithashtu se edhe një autobus u godit nga forcat ukrainase në qytetin Donetsk.

Pretendimet e asnjërës nga palët nuk kanë arritur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Kundërofensiva e fundit e forcave ukrainase që kanë marrë armatime nga aleatët perëndimorë të Kievit, u intensifikua javën e kaluar. Në të njëjtën kohë, Ukraina po përpiqet ta bëjë efektin e luftës të ndjehet brenda në Rusi. Gjatë fundjavës, ushtria lëshoi dronë për të goditur objektiva deri në Moskë, duke dëmtuar dy ndërtesa në qytet.

Rusia ka forcuar sigurinë pas atij sulmi, tha të hënën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke e përshkruar sulmin si një “akt dëshpërimi”. “Regjimi i Kievit është në një situatë shumë, shumë të vështirë,” tha zëdhënësi Peskov, “pasi kundërofensiva nuk po funksionon siç ishte planifikuar”.

Një tjetër dron ukrainas vuri në shënjestër një departament të policisë së qarkut të hënën herët në mëngjes në rajonin Bryansk të Rusisë, në kufi me Ukrainën, por nuk pati viktima, tha guvernatori lokal.

Sulmet ukrainase me dronë në Rusi dhe territorin e aneksuar nga Moska, veçanërisht në Krime, janë bërë më të shpeshta. / VOA

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika