Të paktën tetë persona të vrarë në sulmet e reja ruse në Ukrainë

Sulmet me dronë në qytetin lindor të Ukrainës – Harkiv – kanë lënë të vrarë shtatë persona, përfshirë tre fëmijë

FOTO:REUTERS

Të paktën tetë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur të shtunën në Ukrainë, si pasojë e sulmeve të reja ruse me dronë.

Autoritetet ushtarake ukrainase kanë raportuar edhe për dëme në një port shumë të rëndësishëm për eksportin e mallrave ushqimore të Ukrainës.

Sulmet me dronë në qytetin lindor të Ukrainës – Harkiv – kanë lënë të vrarë shtatë persona, përfshirë tre fëmijë.

Kryeprokurori i Harkivit, Oleksandr Filchakov, ka thënë në Telegram se tre dronë e kanë goditur një stacion gazi.

Kryetari i Harkivit Ihor Terekhov, ka thënë se nafta e rrjedhur prej sulmit ua ka vënë flakën shtëpive në afërsi, dhe rreth 50 persona janë evakuuar.

Në rajonin e Hersonit, trupat ushtarake ruse kanë bombarduar fshatin Veletekske, duke e vrarë një grua dhe duke ia plagosur prindërit.

Në rajonin e Odesas, katër persona janë plagosur si pasojë e sulmeve me dronë rusë.

Autoritetet kanë thënë se nëntë dronë të prodhuar prej Iranit, janë lëshuar në qytetin e Odesas, por ata janë rrëzuar prej mbrojtjes ukrainase.

“Mbetjet e një droni të rrëzuar e kanë dëmtuar infrastrukturën në port dhe një punëtor është plagosur”, kanë thënë autoritetet përmes një postimi në Telegram, raporton Rel.

Ndaras, forca ajrore ukrainase ka raportuar se Rusia i ka nisur 31 dronë në rajonet e Harkivit dhe Odesas, më 10 shkurt.

Sipas saj, mbrojtja ajrore ukrainase i ka rrëzuar 23 të tillë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika