Të paktën tetë të vdekur nga përmbytjet në Itali

Teksa rritja e nivelit të lumenjve vazhdon, të paktën tetë persona janë raportuar të vdekur nga përmbytjet në Itali

Të paktën tetë njerëz kanë vdekur, si pasojë e përmbytjeve të mëdha dhe e rrëshqitjeve të dheut në rajonin verior italian të Emilia Romagna, me më shumë se 13 mijë banorë, të cilët janë detyruar të evakuohen, sipas autoriteteve të atjeshme lokale.

Tre persona kanë humbur jetën në qytetin e Forlit, një tjetër në një rrëshqitje dheu në Cesenate dhe një çift i martuar kanë vdekur në fshatin Ronta di Cesena, sipas të pranishmëve në një mbledhje urgjente të Këshillit të Ministrave të mërkurën.

Ndërkaq, dy të tjerë kanë vdekur gjatë natës, shkruan CNN.

 

Presidenti rajonal Stefano Bonaccini ka deklaruar se tre mijë njerëz janë evakuuar nga Bolonja, pesë mijë nga Faenza dhe pesë mijë të tjerë nga Ravenna.

“Mendimet tona shkojnë te tetë viktimat dhe disa të zhdukur. Të gjitha ngushëllimet e Qarkut shkojnë për ta dhe familjet e tyre”, tha ai.

Rajoni Emilia Romagna, i cili ka vuajtur një thatësirë të zgjatur, është nën alarmin e kuq – paralajmërimi i nivelit më të lartë ose gjendja e jashtëzakonshme për ngjarjet e motit të rrezikshëm për jetën.

Çmimi i Madh i Formula 1, Emilia Romagna, i planifikuar për këtë fundjavë, është anuluar dhe vendi është evakuuar.

14 lumenj i kanë shpërthyer brigjet e tyre në rajon, duke i detyruar njerëzit në qytete të tilla si Cesena të ngjiten në çatinë e ndërtesave të tyre, për t’i shpëtuar ujit në hyrje, raportoi Reuters.

Zjarrfikësit i shpëtuan banorët e atjeshëm me helikopterë ose gomone.

Gjithsej, 600 zjarrfikës janë vendosur nga e gjithë Italia për të ndihmuar me evakuimet në rajon, pasi lumi më i gjatë i Italisë, Po, doli nga shtrati i tij, thuhet në një njoftim nga Departamenti Italian për Mbrojtjen Civile në një postim në Twitter.

Banorëve në zona të shumta në të gjithë rajonin, përfshirë qytetin e Bolonjës, iu kërkua të mos largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika