Të paktën tre persona të vrarë nga të shtënat në Michigan

Të paktën tre persona janë vrarë pasi një person i armatosur hapi zjarr në një universitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), përkatësisht në Universitetin Shtetëror të Michiganit

Të paktën tre persona mbetën të vrarë dhe pesë të tjerë u plagosën, pasi një sulmues i armatosur qëlloi me armë të hënën mbrëma në Universitetin Shtetëror të Michiganit.

Sulmuesi qëlloi veten për vdekje disa kilometra më larg, raporton BBC.

Policia njoftoi vdekjen e tij të martën në mëngjes, katër orë pas sulmeve, fillimisht në Berkey Hall, një ndërtesë akademike, dhe më pas aty pranë, në Union MSU, një menzë e famshme ku studentët kalojnë kohën.

Qindra oficerëve kishin kontrolluar kampusin East Lansing, rreth 145 kilometra në veriperëndim të Detroitit, për të dyshuarin.

Ai u gjet i vdekur jashtë kampusit nga një “plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri”, ka thënë Chris Rozman, zëvendësshefi i përkohshëm i departamentit të policisë së kampusit.

Rozman ka thënë se ishte shumë herët për të ditur motivin dhe nëse burri kishte ndonjë lloj lidhjeje me universitetin.

“Ka shumë gjëra që ne nuk i dimë në këtë pikë”, ka thënë Rozman.

Dy persona u vranë në Berkey dhe një tjetër u vra në Unionin MSU, ka vijuar ai.

Zëdhënësi i spitalit, Sparrow John Foren, ka thënë se ai nuk kishte informacion mbi gjendjen e pesë personave të plagosur të dërguar atje.

Shteti i Michiganit ka rreth 50 mijë studentë.

Të gjitha aktivitetet e kampusit u anuluan për 48 orë, përfshirë sportet dhe orët mësimore.

Të shtënat në shtetin e Michiganit janë të fundit në atë që është bërë një vit i ri vdekjeprurës në ShBA.

Dhjetëra njerëz kanë vdekur nga të shtënat masive që në fillim të vitit 2023, më së shumti në Kaliforni, ku 11 persona u vranë teksa pritën Vitin e Ri Hënor në një sallë vallëzimi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika