Të paktën tre punëtorë kanë vdekur pasi skela u shemb në një kantier ndërtimi në qytetin gjerman të Hamburgut, sipas zyrtarëve të zjarrfikësve.
Disa të tjerë u raportuan të plagosur dhe ende mendohet se ka njerëz të mbetur nën skela.
Skelet dukej se ishin tetë kate mbi tokë përpara shembjes, me zjarrfikësit që thanë se përpjekja e shpëtimit ishte e vështirë.
Incidenti ndodhi të hënën në mëngjes në Uberseequartier në lagjen “HafenCity” – një nga kantieret më të mëdha të ndërtimit në qytet.
Punëtorët mendohet se po ndërtonin një bosht ashensori në atë kohë.
Vendi u evakuua pas aksidentit të së hënës, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, dpa.
Zyrtarët fillimisht raportuan se pesë persona vdiqën, por më vonë thanë se ishin të sigurt për tre vdekje.
Sipas mediave gjermane, dhjetëra personelë të shërbimit të urgjencës ndodhen në vendin e evakuuar, për të kërkuar të varrosurit nën rrënoja.
Qindra njerëz janë aktualisht të punësuar në kantierin e ndërtimit – pjesë e një rizhvillimi të madh që përmban zyra, shtëpi, hotele dhe dyqane.