Të premten, Abazoviq përballet me mocionin e mosbesimit

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, të premten do të përballet me mocionin e mosbesimit, mocion ky i thirrur nga Partia Demokratike Socialiste(PDS)

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Të premten e 19 gushtit, Kuvendi i Malit të Zi do të diskutojë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga kryeministri, Dritan Abazoviq.

Kjo nismë për thirrjen e mocionit është e Partisë Demokratike Socialiste(PDS) të presidentit Millo Gjukanoviq, mbështetur nga pesë parti, raporton Vijesti.

Janë mbledhur nënshkrime nga, gjithsej, 36 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Partisë Socialdemokrate (SDP), Socialdemokratëve (SD), Partisë Liberale (LP) dhe Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve (DUA), ndërsa duhen edhe pesë të tjera.

Ndryshe, më 28 prill, Dritan Abazoviq është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi.

Tentimi nga Qeveria e Malit të Zi, e udhëhequr nga kryeministri Dritan Abazoviq, për ta miratuar draft-kontratën me Kishën Ortodokse Serbe, nuk është pritur mirë nga presidenca malazeze.

Ndërkaq, Abazoviq nuk e konsideron si tradhti miratimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Ai e cilëson si hap për ta shtyrë Malin e Zi drejt pajtimit.

Marrëveshja e Abazoviq me Kishën Ortodokse Serbe, naivitet apo qëllim politik?

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika