Të premten, Arjan Tase del para Gjykatës së Vlorës për vrasjen e 7-vjeçares

Të martën në Himarë të Vlorës ka humbur jetën një fëmijë rreth moshës 7-vjeçare, pasi është goditur nga një skaf. I akuzuari Tase, njëherësh drejtuesi i skafit në fjalë pritet të gjykohet të premten

Arjan Tase, i cili u arrestua para 3 ditësh, per aryen se drejtonte skafin që goditi për vdekje 7-vjeçaren, do të dalë në mëngjesin e së premtes para Gjykatës së Vlorës për masën e sigurisë

Ish-efektivi Tase pritet të dalë para Gjykatës në orën 10:30.

Ndër të tjera, një ditë më parë Prokuroria e Vlorës rrëzoi të gjithë hetimin e bërë nga Agjencia për Mbikëqyrjen Policore për Arjan Tasen, për të cilin ngriti akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

Akuza e qytetit bregdetar ka dërguar dosjen në gjykatë dhe mbi Tasen ka ngritur akuzën e vrasjes me dashje, transmeton Euronews.al.

Të martën e 2 gushtit në Himarë të Vlorës ka humbur jetën një fëmijë rreth moshës 7-vjeçare, pasi është goditur nga një skaf rreth orës 14:00 në Plazhin e Potamit.

Fëmija ishte duke u larë në det, aty është përplasur nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i tij është prerë nga helikat.

I jepet lamtumira e fundit 7-vjeçares që humbi jetën në Himarë

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika