Të premten, kryesuesi i OSBE-së takon krerët politikë në Kosovë

Përpos takimeve me krerët e vendit, agjenda e ministrit Rau përfshin takimet me udhëheqësit e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Grupin e Trajnuesve, grupin e ekspertëve të të drejtave të njeriut dhe KQZ-në

Zbigniew Rau, OSCE

Ministri polak i Punëve të Jashtme, Zbigniew Rau, pritet të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të premten e 15 korrikut.

Kryesuesi i radhës i OSBE-së njëherësh, ministër i Punëve të Jashtme në Poloni, Zbigniew Rau, ka arritur të enjten në Kosovë. Qëllim i kësaj vizite është diskutimi rreth angazhimit politik të Polonisë në rolin e saj si kryesuese e radhës në OSBE.

Përveç takimit me presidenten Osmani, Ministri Rau do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, si dhe me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq.

Në mesin e takimeve të tij bëjnë pjesë edhe takimet me udhëheqësit e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe me Grupin e Trajnuesve, grup ekspertësh të të drejtave të njeriut i themeluar nga OSBE.

Para se të përmbyllë vizitën e tij me një konferencë për media, e cila është planifikuar të mbahet prej orës 16:30 në ambientet e institucionit të Avokatit të Popullit, ai do të vizitojë  Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), komision i mbështetetur nga OSBE dhe Polonia.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika