Të premten, mbahet konferencë për ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Të premten do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes në Dhomat e Specializuar të Kosovës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi





Të premten e katër nëntorit, në Dhomat e Specializuara, do të mbahet konferencë për ecurinë e çështjes së ish-krerëve të UÇK-së.

Konferenca do të fillojë nga ora 13:30.

“Prokurori K. Thaçit dhe të tjerëve – konferencë për ecurinë e çështjes 13:30”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ndryshe, të enjten, Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Keohe, e ka bërë publike listën me emrat e diplomatëve të cilët pritet të dëshmojnë pro Thaçit, si dhe ka kërkuar që ata të ftohen për dëshmi menjëherë pasi janë në moshë të shtyrë dhe mund të vdesin.

Gjenerali Wesley Clark, diplomati Bernard Kouchner dhe ambasadori William Walker, janë vetëm disa nga emrat që pritet të japin dëshminë e tyre në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, për rastin e gjykimit ndaj ish-presidentit Thaçi.

Thaçi është duke u akuzuar për krime lufte nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Avokati i Thaçit, Gregory Keohe, tashmë i ka bërë publikë emrat e diplomatëve ndërkombëtarë që do të japin dëshminë e tyre pro Thaçit. Këtë listë me emrat e diplomatëve, avokati i ish-presidentit të Kosovës e ka dorëzuar në adresën e gjyqtarit dhe ka kërkuar që të ftohen për të dhënë dëshmi menjëherë, pasi sipas tij ata janë në moshë të shtyrë dhe mund të vdesin.

Krahas personave të lartpërmendur, lista e personave që do të dëshmojnë pro Hashim Thaçit përfshin edhe:

Steve Bennett (drejtor i Departamentit të OSBE-së për Arsimim dhe Zhvillim të Policisë, Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, 1999-2006), një diplomat është i redaktuar, Gjenerali Wesley Clark (Komandant suprem aleat i NATO-s në Evropë dhe komandant i përgjithshëm i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara nga viti 1997 deri në majin e vitit 2000), Jock Covey (Zëvendës i Parë i Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK) nga viti 1999 deri më 2001), Michael Durkee (Këshilltar politik i komandantëve supremë aleatë të NATO-s në Evropë (SACEUR) Clark, 1998-1999), Daan Everts (Shef i Zyrës së OSBE-së në Tiranë, Shqipëri dhe pastaj i Zyrës së OSBE-së në Prishtinë më 1999), Bernard Kouchner (Përfaqësues i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK), korrik 1999 deri në janar të vitit 2001), William Walker (Shef i Misionit Verifikues të Kosovës të OSBE-së nga 17 tetori 1998 deri në mesin e qershorit 1999).

Dëshmitarët sipas avokatit Keohe kanë pasur kontakte personale e profesionale me Thaçin, dhe dëshmia e tyre do të ndihmojë në vlerësimin e fajësisë apo pafajësisë së tij.

Ndryshe, më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Prokuroria po pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), do të përballen edhe me akuza të tjera që pritet t’ua rëndojnë rastin.

“Anëtarët e UÇK-së ua hoqën lirinë së paku 12 personave pa një proces të rregullt ligjor, duke i mbajtur ata në lokacione në Budakovë/Budakovo1 dhe Semetishtë/Semetište2 në periudha të ndryshme ndërmjet 4 korrikut 1998 dhe 29 prillit 1999”, thuhet në anekset e aktakuzës, sipas faqes zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës

Në anekset e aktakuzës, pa përmendur emra, thuhet se pjesëtarët e UÇK-së u kanë shkaktuar viktimave lëndime fizike e psikike.

Aktakuza ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Clark, Kouchner e Walker në mesin e dëshmitarëve për rastin e Thaçit në Hagë





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika