Të premten në Gjakovë protestohet pas sulmit ndaj së moshuarës në Pejë

Të premten, më 4 nëntor me fillim nga ora 12:00 në Gjakovë do të protestohet pas rastit të dhunës ndaj gruas së moshuar në Qendrën e të moshuarve “Orenda” në Pejë

Foto ilustrim





Pas sulmit nga infermieret në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë ndaj të moshuarës, nesër (e premte), do të organizohet një protestë në Gjakovë, pasi e moshuara në fjalë, është nga kjo komunë.

Protesta është thirrur nga organizata “Krimet e Luftës” në Gjakovë, ndërsa thuhet se protesta do të mbahet në mbështetje të së moshuarës, e cila është nëna e dëshmorit, Taulant Nura.

Po ashtu, është bërë e ditur, se protesta do të nisë nga ora 12:00. Ndërsa, në njoftim thuhet se protesta do të zhvillohet në mënyrë që pas këtij rasti, të mos ketë më tortura në shtëpitë e pleqve.

“Krejt bashke të premten në ora 12:00 tek lapidari “Shokët e Lirisë”. Të parandalojmë torturat në shtëpitë e pleqve, ti gjendemi në krah nënës Minire, nenës së dëshmorit Taulant Nura, i vrarë në Betejën e Çabratit me 7 Maj 1999. Nënat e dëshmorëve janë nënat tona”, thuhet në njoftimin e tyre.

Pas publikimit të videoincizimit në rrjetet sociale të sulmit në shtëpinë e të moshuarve, Prokuroria Themelore në Pejë, të enjten e tre nëntorit pritet të parashtrojë kërkesën për masën e paraburgimit ndaj tri infermiereve që dyshohen për sulm fizik ndaj së moshuarës.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi.

“Prokuroria e shtetit ka ndaluar tre persona, të njëjtit janë në ndalim dhe janë duke u zhvilluar hetimet në drejtim të veprave penale për çka edhe janë kualifikuar që kanë kryer në rastin e së moshuarës dhe tre persona janë në ndalim 48-orësh. Prokurori i shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë do të paraqesë kërkesë gjatë ditës për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë Nikqi.

Gjithashtu, rasti në fjalë, sipas sociologëve dhe psikologëve konsiderohet ngjarje traumatike, e cila përveç traumës psikologjike të viktimës, ndikon negativisht edhe te personat të cilët mendojnë që në të ardhmen t’ua besojnë prindërit shtëpive për përkujdesje ndaj të moshuarve.





Pas rastit në Pejë, a mund t’u besojnë më qytetarët Qendrave të të moshuarve?

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika